Deputeti i PD-së Ervin Salianji ka përfunduar dëshminë e tij në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Pas daljes nga organi i akuzës deputeti deklaroi se: “prokurori po mbulon gjurmët e krimit dhe nuk po e zbulon atë”.
“Agron Xhafaj është larguar nga Shqipëria për të mos deshmuar dhe për të mos treguar krimet e tij. Shpejtësia e hetimit duhet të jetë në zbulimin e grupit kriminal.
Ka një deklarim publik të gazetarit që më ka sjellë një pjesë të audio përgjimit. Disa deklarata përbëjnë sekret hetimor,” tha Salianji.
“Ne nuk kemi besim, pasi Prokuroria është 100 përqind në dispozicion të qeverisë, por ne nuk shmangim detyrimin ligjor për të shkuar në Prokurori,” tha deputeti demokrat. /55news.al/