Spaho-Braçes: Këtu bëhet fjalë për krim të organizuar, BE po ju monitoron

Hënë, 21 May 2018 13:13

Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Demokratike, Edmond Spaho, gjatë debateve të sotme në Komisionin e Ekonomisë i është përgjigjur kryetarit të Komisionit, Erion Braçe. Pas replikave të ndërsjellta mes Braçes dhe deputetit Flamur Noka, ka ndërhyrë Spaho, i cili ka argumentuar në emër të demokratëve kërkesën për dorëheqjen e ministrit Fatmir Xhafaj.

Spaho tha se çështja Xhafaj është morale dhe jo politike, dhe se i vëllai i ministrit, Agron Xhafaj nuk akuzohet për vjedhje biçikletash por për krijim të një organizate të strukturuar kriminale.

“Njësoj vepruat kur ngritëm çështjen e deputetëve të inkriminuar. Edhe të krye bashkiakëve. Njësoj vepruar me Ndokën, njësoj me Elvis Roshin ‘që e ka zgjedhur Kavaja’, njësoj me Tahirin, që realisht duhet të ishte në burg sot.

Ne kemi një sfidë, sfida e integrimit evropian dhe ju kanë vënë dy kushte: luftën kundër krimit të organizuar dhe luftën kundër korrupsionit.

Ju mund të qeshni kurse kryeministri juaj nuk qeshi kur ia vunë këmbët në Bundestag në një këpucë, në një atlete. Kështu ia kërkoi presidenti Macron, shikoje edhe sot çfarë është shkruar për Samitin në Sofje.

Çështja e Fatmir Xhafës është morale në radhë të parë, jo politike. Ne nuk po bëjmë as gjyqtarin as prokurorin. Vëllai i tij është akuzuar për vjedhje biçiklete, por për krijim të organizatave të krimit të organizuar. A është ky kryeministër në gjendje të sekuestrojë pasuritë e Agronit pra?!

Pse, nuk paska PS kandidatë të tjerë që të bëjë ministra të Brendshëm por duhet të jetë gjithmonë dikush që ka lidhje me krimin? A e kuptoni që duhet të reflektoni? ‘Po ndjekim me vëmendje sjelljen e ministrit Xhafaj’, – tha Reporteri i PE sot, e keni në një artikull. A ka më troç se kaq?! Pra, po presim të japim dorëheqjen!” –tha ndër të tjera Spaho.

Login to post comments