Deputeti i Partisë Demokratike Myslim Murrizi ka denoncuar një skandal ku Rilindja i detyron punonjësit e administratës të anëtarësohen në PS. Denoncimi i z.Murrizi vjen në rrjetin social FB të tij ku shkruan:
Ja statusi i Myslim Murrizit
“Pushteti i detyron punonjësit e administratës të anëtarësohen në partinë e rilindjes ose të largohen nga puna.
Drejtori i Hipotekës Lushnjë Shkëlqim Mebelli ju shpërndan kartela anëtarësimi punonjësve të hipotekës Lushnjë.
Një turp i paparë ndonjëherë as në diktaturën e monstrës komuniste. Edhe në kohën e regjimit të diktatorit nuk detyrohej administrata të bëhej anëtarë partie me zor.
Ky Rilindas siç duket zbaton urdhrin e ndrikullës Gjonaj që të detyrojë çdo punonjës të jetë anëtarë i partisë së pushtetit.
Një qeveri harbute!.
Një pushtet mafioz dhe ordinerë.
Ministra plehra që përcmojnë administratën, njerëzit në administratë si skllevër personal të tyre.
Po “Vartësit” e “ Pashait” çfarë formulari shpërndajnë?!.
Po “Ermali me Naken” e kanë plotësuar këtë formularë anëtarësimi!. Anwtarwsimi!.
“O vëlla”?