×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Përgjimi tjetër: Për 10 kile mos më hajde fare, unë flas me 100 e lart

Hënë, 21 May 2018 14:05

Pasi dha dëshminë e tij në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, deputeti i PD-së, Ervin Salianji, deklaroi se, në disa pjesë të tjera të audio-përgjimit, ai ka fakte që implikohet Agron Xhafaj.

Teksa u pyet nga gazetarët nga jashtë ambienteve të Prokurorisë, Salianji pohoi se kishte treguar se si i kishte rënë në dorë audio-përgjimi, por që nuk mund të bëhen publike pasi janë pjesë e sekretit hetimor.

Po ashtu ai tha se nuk ka besim tek prokuroria, pasi sipas tij ajo është në dorë të Ramës.

“Gjithçka dimë nga rrethanat dhe faktet është se Agron Xhafaj është i përfshirë në aktivitet të paligjshëm kriminal, dhe është një nga bosët e drogës në Shqipëri.

Është e qartë si drita e diellit që qeveria është e përfshirë në mbrojtjen e krimit dhe jo të qeverisë. Gjithçka që kishin pyetje, ka të bëjë për hetimin. Por nuk mund të flas për këtë, pasi është pjesë e sekretit hetimor.

Ka një deklarim nga gazetari Jetmir Olldashi, i cili më ka sjellë një pjesë të audio-përgjimit, ku Agron Xhafaj bënte pazare droge. Nuk janë akuza politike. Aty dëgjohet zëri i Olldashit, dëshmitarit Albert Veliu dhe vëllai i Xhafajt, Agron Xhafaj që thoshte; ‘me 10 kg mos më hajde, unë flas për 100 e sipër’.

Kam pjesë të tjera të audio-përgjimit ku implikohet Agron Xhafaj”,- tha Salianji.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...