Video/ "Mashtrimi publik i Kryeministrit 'prokuror dhe hetues'"

Hënë, 21 May 2018 15:19

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, në një dalje për mediat nga Selia e LSI-së, reagoi në lidhje me mashtrimin e Kryeministrit për ekzaminimin e audio-përgjimit.

“Prokuroria e re dhe drejtësia e re po tregojnë se janë më keq se prokuroria dhe drejtësia e vjetër”, tha ai.

Vasili shtroi pyetjen se kush ia dha audiopërgjimin original Edi Ramës pasi ky i fundit deklaroi se e kishte kryer eksperimentimin në një laborator të huaj, duke shtuar se nëse këtë e ka bërë Prokuroria jemi para një skandali shumë të madh. Kryeministri i cili ka bërtitur për drejtësi të re, kishte ndërmend vetëm stabilizimin e një reformë të errët në drejtësi, e cila i shërben vetëm, atij mbron vetëm atë, dhe është armike e qytetarëve të zakonshëm. Disa ditë më parë, për autodiopërgjimin, kryeministri tha se kishte kërkuar nga një agjenci për ekspertizë, duke deklaruar se materiali ishte jo autentik.

Por ka disa pyetje të mëdha, të cilat nuk janë tonat, por që gjithë opinioni publik, apo qytetarët shqiptarë i bëjnë. Kush ia dha audiopërgjimin kryeministrit Rama, pasi atë e ka vetëm prokuroria? Së dyti me ç’tagër e kërkoi kryeministri Rama që të bënte një verifikim të tillë, privatisht apo shtetërisht?Pse kryeministri mashtroi për një çështje ku hetimi kish filluar nga prokuroria?”, tha deputeti Vasili.

Modifikuar më Hënë, 21 May 2018 15:42

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...