Denoncimi/ Në Dibër qindra tonë qershi po kalben në pemëtore duke mbushur kanalet

Tuesday, 22 May 2018 09:50

Deputeti i Partisë Demokratike për Dibrën, Xhemal Gjunkshi, ka denoncuar mungesën e politikave të qarta nga qeveria për të mbështetur fermerët dhe kjo po çon në falimentimin e tyre.

Më konkretisht, në Dibër fermerëve po iu kalben në parcela dhe pemëtore me qindra tonë qershi duke qenë se nuk ka treg.

Ja denoncimi i Xhemal Gjunkshit në FB:

Janë me qindra tone qershi qe po kalben ne parcela e pemëtore duke mbushur kanalet. Fermerët tashme te mërzitur dalin ti shesin ne tregun e improvizuar "te ish/shkolla bujqësore" , por çmimi është tejet tallës për ta , ndaj  nuk po shkojnë as ti mbledhin. Shkak është bere mungesa e tregut. Ne fakt ditët e fundit janë pare disa shofere nga Tirana e Durrësi qe sipas fermerëve vijnë e pyesin ne mëngjes për çmimin dhe pastaj kthehen pasdite duke jua mbledhur me një çmim qesharak prej 300 -400 leke, nje vlere kjo qe nuk shlyen as punëtorin për vjelje dhe spërkatjet. Sipas specialisteve shitja nen 500 leke është shitje nen kosto.

Ne Dibër janë mbjelle mbi 2500 hektarë me qershi , por edhe pse akoma nuk kane hyre te gjitha ne prodhim ka mbi ngopje tregu. Kjo vjen si pasoje e mungesës se vëmendjes nga Ministria e Bujqësisë. Ne 5 vitet e fundit nuk është hartuar asnjë politike për mbështetjen e fermerëve. Nuk është financuar asnjë linje prodhimi, mini-fabrike , apo frigorifer. Nuk është dhenë asnjë qindarke për te subvensionuar fermerët qe janë ne "grahmat" e fundit te falimentimit.

Kjo nuk është vetëm për ato fermerë qe kane qershi , kjo është për te gjithë. Prodhohet qershia  hidhet , prodhohen molle hidhen , prodhohen patate hidhen , pra nuk është se mungon tregu për nje produkt te caktuar , këtu mungon Shteti, qe duhet te jete garanti i prodhimeve bujqësore e blegtorale. Kjo është braktisje ne gjuhen e popullit ndërsa  Rilindja ben "teatër" ne televizor dhe mundohet tu mbushe mendjen fermerëve , "ti mashtroje me luge bosh"./55news.al/

Modifikuar më Tuesday, 22 May 2018 10:48
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...