Pse i duhen Ramës 300 m2 në qendër të Tiranës?! Po kujt po ja merr...

Tuesday, 22 May 2018 10:16

Deputetja e PD-së, Dhurata Çupi, ka bërë një denoncim duke aluduar për përvetësim të tokës në pronësi të Akademisë së Shkencave dhe ia ka kaluar atë ministrisë së Brendshme. 

Ja denoncimi i Dhurata Çupit në FB:

“Për çfarë i duhen Kryeministrit dhe 300 metër katror mu në qendër të Tiranës duke ia hequr Akademisë së Shkencave??!!
Kush mundet ta kuptojë këtë VKM?
Kush e përvetëson këtë sipërfaqe të kërkuar nga Xhafa?
Babëzia për përvetësimin e çdo prone publike ka prekur edhe Akademinë e Shkencave.

Pasi morën prona në cdo cep të Tiranës, duke pêrfshirë edhe Teatrin e çdo pronë tjetër shtetërore, përmes projektit grabitqar PPP tashmë radhën e ka Akademia e Shkencave duke i hequr kësaj të fundit nga lista e pronës shtetërore një sipërfaqe prej 297 metër katror të fondit të librave.
Për cfarë i duhet Ministrit te Brendshem, që ka propozuar heqjen e kësaj sipërfaqe nga lista e pronave shtetërore, pikërisht në godinën ngjitur me atë të sallës së seancave plenare?

Asnjë informacion nuk është publikuar, madje as Akademia e Shkencave nuk është vënë në dijeni për këtë akt grabitqar të ambjenteve të saj.
Kjo qeveri përmes PPP nuk po lë më asnjë pronë shtetërore pa e privatizuar e duke ua dhënë miqve të tij, vetëm karrigen e tij në kryeministri mendon se e ka personale dhe nuk e ka nxjerrë në ankand".
Prandaj zëri i revoltës do të kumbojë me 26 maj në Tiranë në protestën kundër krimit e cdo të keqeje që ka mbjellur kjo qeveri në 5 vitet e fundit”.Vendimi.jpg

Modifikuar më Tuesday, 22 May 2018 10:48
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...