Kryetari i FRPD Belind Kellici mbi takimin me studente gjermane pjese te organizates JEF (Federalistet e Rinj Europiane), themeluar me 1950 me fokus kryesor promovimin e vlerave te Bashkimit Europian dhe një Evrope te bashkuar.
Lajmi jepet nga vet Belind Kellici ne FB ku shkruan:
"Gjate takimit me studente gjermane pjese te organizates JEF (Federalistet e Rinj Europiane), themeluar me 1950 me fokus kryesor promovimin e vlerave te Bashkimit Europian dhe një Evrope te bashkuar.
Vizita e ketij delegacioni ne Tirane kishte për qellim njohjen nga afër te realitetit dhe problematikave te te rinjve shqiptare si dhe progresin e Shqipërisë ne rrugën e anëtarësimit ne BE.
Te surprizuar nga arritjet madhore te Shqipërisë gjate qeverisjes se PD, si anëtarësimi ne Keshillin e Europes, anetaresimi ne NATO, liberalizimi i vizave dhe dhënia e statusit te vendit kandidat, ata u njohën edhe me situaten e zymte ne te cilen ndodhet vendi sot. Fenomeni i shitblerjes se votës, kanabizimi i Shqiperise, nevoja per dekriminalizimin e administratës publike dhe parlamentit, si dhe lidhjet e ngushta te Edi Rames me boten e erret te krimit, jane pa me te voglin dyshim pengesat me madhore ne realizimin e endrres sone Europiane.
Megjithate ka drite ne fund te tunelit dhe kjo drite eshte pikerisht rinia e pakompromentuar dhe idealiste e Shqiperise dhe PD si e vetmja force politike qe ka hedhur hapa konkrete ne transformimin e Shqiperise dhe afrimin e saj me Europen".