Presidentit i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, nisi sot një vizitë pune në Maltë, ku do të marrë pjesë në Forumin e Biznesit, Maltë-Shqipëri.
Gjatë kësaj vizite, Presidenti Meta, u prit në një takim nga Presidentja e Maltës, znj. Marie-Louise Coleiro Preca.
Në takim u diskutua për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, veçanërisht ato të shkëmbimeve ekonomike dhe tregtare.
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta dhe Presidentja e Maltës, znj. Marie-Louise Coleiro Preca, do të drejtojnë Forumin e Biznesit.