×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Debate tek ‘Shëndetësia’/ PD: Të dorëhiqet Xhafaj! Spiropali e dëshpëruar në avokatinë e saj...

Tuesday, 22 May 2018 10:56

Mbledhja e Komisionit të Shëndetësisë është shoqëruar me debate të ashpra për shkak të çështjes ‘Xhafaj’.

Përfaqësuesit e opozitës kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, për shkak të implikimit të vëllait të tij në trafik droge, por përfaqësuesja e PS, Elisa Spiropali, ka thënë se, opozita po bën puc si në vitin 1998, por këtë herë jo me armë por puc duke sajuar audio-përgjimin.

 

 

Debati:
Mima: Pasuria e vëllezërve Xhafaj duhet të ishte në hetim. Fatmir Xhafaj sot duhet të ishte i dorëhequr dhe Agron Xhafaj duhet të ishte arrestuar. Opozita ka faktuar përfshirjen e Agron Xhafajt në trafik droge.

Spiropali: Këtu diskutohen çështjen e shëndetësie dhe jo audiot e bodrumit tuaj. Ne kemi durimin të presim përgjigjen e Prokurorisë sa i përket akuzave tuaja.

Mima: Të presim 3 vite si për Tahirin…

Shehu: Keni dy ministra njëri pas tjetrit të implikuar. Kjo është e turpshme.

Spiropali: Ju keni bërë puc, jo si në 1998 me armë por është i stisur. Ju nuk duhet të bëheni pengesa e Shqipërisë për anëtarësimin. Nuk ishte parë që opozita të merrej me sajesa në këto vite. Mos sulmoni Prokuroren dhe ministrinë.

Vasili: Përgjigjen për përgjimin e dha Rama.

Bumci: Për shkak të drogës sot është goditur ekonomia dhe biznesi. Paratë në Shqipëri vijnë nga paratë e drogës.

Spiropali: Po merrni peng komisionin.

Login to post comments