Lindita nuk vjen “pranvera” me një lule!
Ministrja "rilindase" e arsimit Lindita Nikolla, ishte sot për inspektim në shkollën “Nonda Bulka” në
Përmet.
Aty ajo u gëzua që pa fëmijët të ushtrojnë talentin e tyre në pirografi ✍, sport ⛹️♂dhe muzikë.
Në fund ajo kontribuoi në zbukurimin e shkollës duke mbjellë një lule në oborr.
“Kontribuova në zbukurimin e oborrit të shkollës “Nonda Bulka” duke mbjellë një 🌹 në Qytetin e Trëndafilave’’, shkruan ministrja e salcës së domates.
Por, ajo që ministrja nuk kupton është se “pranvera” nuk vjen me një lule. Duhen shumë ”lule” që arsimi shqiptar të lulëzojë e të mos jetë në këtë gjendje që është katandisur sot.
I bëjmë thirrje Nikollës dhe gjithë rilindsave ti edukojnë fëmijët në shkollat e shkëlqyera shqiptare dhe të mos i dërgojnë jashtë shtetit.
Nuk vjen pranvera me një lule!