×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Protesta masive e 26 majit/ Qeveria Rama në panik

Tuesday, 22 May 2018 15:59

E frikësuar dhe nën presion.

Kështu është aktualisht mazhoranca socialiste, pas audio-përgjimit dhe provave që bëhen publike çdo ditë për Agron Xhafën.

 Më 26 Maj, këtë të shtunë, opozita e bashkuar ka paralajmëruar një protestë të madhe përpara kryeministrisë.

Shkaku zyrtar i këtij tubimi është  mbrojtja, që po i bën kryeministri Rama ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i akuzuar si i përfshirë direkt në mbrojtjen e veprimtarisë së të vëllait trafik aktiv droge dhe i dënuar me 7.2 vite burg, në Itali.

Presioni i shtuar i opinionit publik pas video-përgjimeve të vëllait të ministrit të Brendshëm dhe vazhdimit të skandaleve të qeverisë, ka bërë që qeverisë ti dridhen leqet e këmbëve.

Ja ku shihet paniku i qeverisë Rama:

1. Në intervistën e mbrëmshme për “ABC”, kur u pyet për protestën e të shtunës, Rama nuk e fshehu panikun duke kaluar nga akuzat për opozitën, edhe për vetë qytetarët që pritet ti bashkohen asaj.

 Sipas tij, “të gjithë ata që do shkojnë në protestë, do të kuptojnë sa keq janë përdorur dhe sesa pabesisht janë tërhequr në një rrugë proteste, që nuk është një rrugë për të udhëhequr vendin”. Në këtë situatë, i vetmi argument që kryeministrit i ka mbetur për tu mbrojtur është akuza që artikulon fortë, se opozita po bën gjithçka përfshi edhe organizmin e kësaj proteste, me synimin e vetëm pengimin e hapjes së negociatave nga BE. Ai quan paturpshmërisht armiq të integrimit këdo që i bashkohet.

2.Deputetë e PS-së  braktisin komisionet kuvendore. Kështu ka ndodhur gjatë ditës së sotme ku deputetët e PS-së kanë vendosur të braktisin komisionin e Arsimit dhe Medias.Asnjë prej deputetëve të mazhorancës nuk është i pranishëm në këtë komision.

Edhe në Komisionin e Shëndetësisë, ata pak deputetë të mazhorancës që ishin të pranishëm më shumë kanë qëndruar në heshtje duke dëgjuar akuzat e bëra ndaj qeverisë Rama prej kolegëve të tyre të opozitës.

Më herët gjatë ditës, kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe duke mos e mbajtur dot presionin e shtuar vendosi të mbyllë punimet e këtij komisioni.

E njëjta gjë ndodhi edhe ditën e djeshme.

3.Nga frika se shqiptarët do të dalin në shesh masivisht, mediat rilindase pranë Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës kërkojnë që të manipulojnë opinionin publik.

Këto media kanë bërë foto ku thuhet se protesta e opozitës nis të shtunën në orën 12:00, por kjo është një gënjeshtër rilindëse e qeverisë së Edi Ramës.

Protesta masive e opozitës do të organizohet ditën e shtunë në orën 11:00 në Bulevardin 'Dëshmorët e Kombit'.

Modifikuar më Tuesday, 22 May 2018 17:12

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...