Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka ironizuar Kryeministrin duke kujtuar disa vargje.
Përmes një postimi në “facebook” Vasili e ka krahasuar mendje e Ramës me atë të kecit.
“Kur dëgjoj këtë kryeministrin e leqëndisur, që zhgarravitet rrugëve si estrada në fshat mu kujtuan këto vargjet e popullit:
"Ti më ke mëndjen e kecit
Si pazari Rroskovecit,
Pul e lagur e qymezit,
Më ke gjuhën e memecit"”, ka shkruar Vasili.