Kur opozita ka thirrur qytetarët për të protestuar ndaj Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe kryeministrit Edi Rama, ky i fundit ka filluar të sajojë se persona të afërt me opozitën kanë gisht në drogën e kapur në Maminas disa muaj më parë.
Nuk ka njeri të besojë këtë mashtrim të madh të Ramës, pasi është e njohur lufta që Partia Demokratike ka bërë ndaj Ramës, për trafikun e drogës në vendin tonë.
Ishte PD, e cila denonconte në Parlament se avionë po vijnë nga Italia për të marrë drogë në Shqipëri, ndërsa Rama fliste për mushkonja.
Dhe nuk zgjati shumë, kur një avion që ishte nisur për të marrë drogë në vendin tonë ra, ku u vu në pranga piloti.
Partia Demokratike ka hedhur akuza të forta edhe ndaj vëllait të kryeministrit, Olsi Ramës, për të cilin thuhet se ka qenë pjesë e grupit që kishin ngritur laboratorin e kokainës në Xibrakë.
Por përfshirja me e madhe e Ramës ishte projekti për kanabizimin e vendit, një projekt ogurzi që e vuri Shqipërinë në vendin e parë të kultivimit të kanabisit më Europë.
Për të realizuar këtë projekt vuri ministër të Brendshëm, Saimir Tahirin, si njeriun më të besuar që ka pasur, ku shumë herë i ngarkonte punë të pista edhe kur ishte në opozitë.
Me kanabizimin e vendit, Edi Rama kishte dy qëllimi në kokë.
Qëllimi i parë ishte të pasuronte kriminelët, me të cilët shoqërohet gjatë gjithë kohës, e kjo jo vetëm për çështje fortësi, por kryekëput dashurie dhe pasioni për ligësinë që ka në shpirt.
Ndërsa qëllimi i dytë, i lidhur ngushtësisht me të parin, ishte që të fitonte zgjedhjet e 2017, me paratë e drogës.
Dhe Rama në zgjedhjet e 2017, përdori si paratë e drogës për të blerë vota, e po ashtu kriminelë për të kërcënuar votuesit e opozitës.
Daljet e ditëve të fundit për të dhënë se persona të lidhur me PD janë të përfshirë me drogën e kapur në Maminas, nuk është as më pak e as më shumë sesa frika që e ka kapur, jo vetëm nga protesta, çështja ‘Xhafaj’, por edhe shumë skandale të tjera që pritet të dalin në publik, duke sjellë edhe fundin e tij politik. /55News.al/