Rama porosit lavde nga vartësit: Të na rrojë sa malet ky burri këtu...

Tuesday, 22 May 2018 23:00

Kryetari i Bashkisë Tepelenë, Tërmet Peçi, në takimin që u zhvillua me drejtorët e qarkut Gjirokastër në Tepelenë, ka shprehur gëzimin për vizitën e Ramës në qytetin jugor.

Teksa ka falenderuar Kryeministrin për investimet në këtë qytet, Tërmet Peçi, i njohur ndryshe si “Tërmet Publiçitari”, iu është drejtuar të pranishmëve me fjalët:

“Të na rroj sa malet, ky burri këtu. Ky po i bën të gjitha. Po ka burrë nëne që ka vënë dorë je vetëm ti. Ti shprehim falënderimet e përzemërta me një duartrokitje shokut Edi Rama”, ka përfunduar fjalën e tij Tërmet Publiçitari.

Modifikuar më Tuesday, 22 May 2018 23:01
Login to post comments