×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

"Deri të shtunën publikohen përgjime të reja për trafiqet e drogës"

E mërkurë, 23 May 2018 12:47

Kryetari i Grupit të PD, Edmond Spaho, deklaroi sot se PD-ja do të publikojë përgjime të reja lidhur me Agron Xhafajn, ku do të tregohet sesi ai ende merret me trafik droge dhe sesi qeveria e ka mbrojtur atë.

Deklarata e Spahos në komisionin e Integrimit dhe përballja me Taulant Ballën:

Spaho:Jemi shtet i kriminalizuar në palcë, - tha Spaho. – Ndërkombëtarët, partnerët tanë, dëshirojnë të integrohemi e të tregojmë shenja që do të ndahemi nga kjo rrugë dhe nga kjo sjellje politike. Ne këtë nuk po e bëjmë.

Në 30 ditë me se mund t’i shërbejmë ne integrimit?nuk i shërbejmë me rezolutë. Do të ishte mirë psh, që atë Balilajn, kur ta kapë qeveria, të japë shenjë që po kap një eksponent të krimit të organizuar. Shenja e dytë do të ishte dorëheqja e ministrit të Brendshëm.

Nuk mund t’i shkojmë ne vendeve të BE-së me një ministër që ka vëllanë e vet në burg për krijim organizatash kriminale dhe trafik ndërkombëtar droge. Nuk ndodh! A mund të thoni ju një vend në Evropë, anëtar ose jo i BE,m që e ka ministrin  e Brendshëm në këto kushte?! Mos u merrni fare me përgjimin! Ai është dënuar për trafik droge!në Itali! 7 vjet! Vetëm për këtë!

Balla: I hoqët përgjimet?!

Spaho: Përgjimin e ke atje kokë e këmbë dhe do ta shikosh, deri ditën e shtunë do të kesh të tjera, ku do të tregojmë me fakte si e keni mbrojtur këtu dhe si ëhstë akoma i përfshirë! Është akoma i përfshirë në trafik droge dhe si e keni mbrojtur!duro Taulant, se do t’i shikojmë!"

Modifikuar më E mërkurë, 23 May 2018 13:12

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...