×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

‘Tirana pa dinjitet’, Erion Veliaj i plotëson ëndrrat Edi Ramës

E mërkurë, 23 May 2018 13:35

Karakteri dhe identiteti i dikurshëm i Tiranës do të humbasë, duke u zëvendësuar apo plotësuar me vizionin dhe shijet e Kryeministrit Edi Rama për qendrën e Tiranës. Për të plotësuar vizionin e Kryeministrit po punon Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, i cili nuk lë rast pa treguar se sa mirë po ia plotëson meraqet e mbetura peng nga koha e Bashkisë kryeministrit Rama.

“Një nga meraqet e tij dhe një nga brengat e tij [Ramës] ishte pse nuk mori udhë çështja e Teatrit Kombëtar. […] Kisha unë disa meraqe të mia […], kishte ai disa meraqe të vetat, gjëra të papërfunduara si unaza e vogël, sheshi Skënderbej. ”— Kështu, u shpreh, në emisonin Opionin të Blendi Fevziut, Erion Veliaj kur po flitej për prishjen e Teatrit Kombëtar.

Po kështu, gjatë prezantimit të projektit të ri të piramidës javën e kaluar, Erion Veliaj u shpreh se “piramida është ikona e kryeqytetit, vlerat e të cilës i kuptuam vetëm pas vizionit të Edi Ramës”. “Ndërtesa që tashmë qëndron, që është pjesë ikonë e qytetit që i ka themelet, [..] kështu që falenderoj Edin për atë punë atëherë dhe për vizionin se kjo pronë ndoshta në vendin më të shtrenjtë të Tiranës mund të kishte këtë dobi që shumë kush nuk e shihte në atë kohë.”

Po njësoj, në 2015-ën gjatë inaugurimit të sheshit Skenderbej, Erion Veliaj u shpreh se:

“Dua të falënderoj një mik të mirë, njeriun që transformoi Tiranën dhe që pati i pari vizionin për transformimin e Sheshit Skënderbej, që besoi tek ky projekt dhe e ndoqi atë me një pasion e energji që u kthye në burim frymëzimi për të gjithë ne. Tirana, shqiptarët nuk do të kishin sot një shesh kaq të bukur pa mbështetjen, pa idetë, dhe pa vizionin e Edi Ramës. Tirana është me fat që ka sot Edi Ramën. Shqipëria është me fat që ka sot një kryeministër që po bën për çdo qytet në Shqipëri atë që bëri për Tiranën.”

Këto projekte për të cilat ka folur Erion Veliaj janë vetëm disa nga projektet e Edi Ramës të papërfunduara në vitin 2011, kur la Bashkinë Tiranë. Tani të njëjtat projekte po i sjell në jetë Erion Veliaj.

Po ashtu, megjithë miratimin e një masterplani të ri të hartuar nga arkitekti italian Stefano Boeri, i cili u miratua më 4 prill nga Këshilli Kombëtar i Territorit, kryetari Erion Veliaj po vazhdon zbatimin e të ashtuquajturit “Plani francez”, i cili është rezultat i konkursit të parë për masterplanin e Tiranës të zhvilluar nga ish-Kryebashkiaku Edi Rama në vitin 2003.

Ky masterplan përmbante projekte të tilla si:

 – Rindërtimi i Sheshit Skenderbej;

– 10 kulla — Kulla TID e projektuar nga 51N4Eu hap në vitin 2016,  4EverGreen nga Archea Architetti, Kulla Sytë e Tiranës, kulla pas Hotel Tirana International; kulla pas Sahatit, DownTown Tirana tek Këndi i Lojrave “7 Xhuxhat”,  Garden Building në rrugën e Kavajës në vend të ish-Muzeut të Shkencave të Natyrës, dhe Kulla West- Residence në zonën e Bllokut, dhe kulla Bllok tek ish-bar Rovena në Bllok;

– Muzeu i Harmonisë Fetare, ose ndryshe i rikthyer në 2015 me emrin “Parku i Besimit” i cili deri më tani nuk është realizuar;

 – Stacioni i Trenit: rindërtimi i stacionit të trenit dhe sheshit përpara tij;

 – Unaza e re, punët për përfundimin e saj kanë nisur në vitin 2016 nën drejtim e kryebashkiakut Veliaj. /Marrë nga exit.al/

Modifikuar më E mërkurë, 23 May 2018 13:38
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...