×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Xhaferaj dhe Bylykbashi përgatisin Durrësin për protestën e së shtunës: Të rrëzojmë qeverinë e drogës

E mërkurë, 23 May 2018 17:53

Kryetari i partisë demokratike dega Durrës, Ferdinand Xhaferi, i shoqëruar edhe nga kreu i listës së deputetëve të qarkut Durrës Oert Bylykbashi po zhvillojnë një sërë takimesh në lagje të ndryshme të qytetit bregdetar me qëllim organizimi për protestën e 26 majit.

Demokratët durrsakë po përgatiten të jenë të shumtë në numër për t’iu bashkuar protestës. Gjatë takimeve, Xhaferri theksoi se tani kemi ardhur në pikën ku qeveria kapet, me zë dhe me figurë, si e lidhur me krimin, ku ministrat më të rëndësishëm faktohet se mbështesin trafikun e drogës.

Sipas tij, partia socialiste ka njerëz me integritet për këto pozicione të rëndësishme, por Rama i ka duart e lidhura për të bërë një zgjedhje të tillë.  Për të shmangur vëmendjen nga ministrat e implikuar në trafikun e drogës, Rama dhe qeveritarët po dalin përpara qytetarëve për të bërë llogaridhënie.

Kreu i PD-së në Durrës u shpreh se, ekspertë pranë qeverisë thonë se kushtetuta fuqizon kryeministrin dhe është e vështirë të rrëzohet kjo qeveri, por sipas tij, kushtetuta fuqizon një kryeministër dhe qeveri të zgjedhur me votë dhe jo një qeveri të ardhur në pushtet me drogë.

Xhaferi tha se qytetarët do protestojnë për të larguar ministra që nuk i ka sjellë në qeveri liria e votës, por paraja e drogës.

Xhaferi u kërkoi demokratëve të organizohen dhe të jenë gati për të nisur betejën kundra qeverisë Rama dhe të bëhen gati për në datën 26 maj për të protestuar në kryeqytet.

Modifikuar më E mërkurë, 23 May 2018 17:59
Login to post comments