×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Holanda shpall "non grata" Ramën

E mërkurë, 23 May 2018 19:11

Sa më shumë i afrohemi Qershorit, aq më shumë Shqipëria po i largohet vendimit për hapjen e Negociatave. Turi i Ramës për të takuar drejtuesit e shteteve skeptike duket se ka ngecur me Holandën. Ai duket të jetë shpallur “non grata” nga homologu i tij. E shkakun e ka bërë publik vetë kryeministri Mark Rutte. Në një letër dërguar parlamentit holandez ku kërkon mosdhënien e votës për çeljen e negociatave për Shqipërinë Mark Rutte deklaron se Shqipëria duhet të vazhdojë punën në zbatimin e pesë reformave prioritare, në veçanti në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Dy ditët e fundit Rama ka dërguar në Holandë Erjon Veliajn dhe Ministrat Xhafaj e Gjonaj. Ata kanë zhvilluar disa takime ndërsa misioni është ti mbushin mendjen zyrtarëve holandezë se në Shqipëri gjithçka shkon vaj dhe krimi, korrupsioni, droga dhe kapja e drejtësisë janë vetëm sajesa.

Por  holandezët janë të qartë, për ata problemi më i madh është kanabisi dhe pak kohë më parë eurodeputetë të saj kanë thënë se nuk mund të futet në BE vendi që cilësohet si Kolumbi e Evropës.

Në Hollandë është Parlamenti organi që merr vendimin përfundimtar për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Modifikuar më E mërkurë, 23 May 2018 19:27
Login to post comments