Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin “Politika në ABC NEWS” ka bërë publik një fakt tjetër mbi vëllain e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj. Berisha tha se për Agronin ka një kërkesë për ekstradim në Venezuelë. Sipas ish-kryeministrit, Xhafaj është i dënuar edhe në këtë shtet për trafik droge. “Kemi një çarje të thellë midis të vërtetave apo gënjeshtrave. Po pse e them këtë? Sepse në krah të së vërtetës qëndron se vëllai i Xhafës ishte i dënuar 7.2 vite për trafik droge. E vërteta qëndron edhe dënimi në Venezuelë që e dënon akoma më shumë dhe se kërkonte ekstradimin e tij. E vërteta qëndron se ky fakt u hodh poshtë në mënyrën më të neveritshme, me të pavërteta nga Edi Rama” tha Berisha.