Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në ABCNews, ku ka folur për aktualitetin politik, dhe më konkretisht për dosjen e Agron Xhafajt, vëllait të Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Për Berishës nuk ka më kriminale sesa veprimi që ka bërë Fatmir Xhafaj, ku nga njëra anë bënte vettingun, ku u kërkonte se me kanë pirë kafe, ndërsa në gjirin e vetë kishe trafikantin e drogës.
Ish-kryeministri ka folur edhe lidhur me akuzat që janë bërë nga PD, që ka ndryshuar nenin e Reformës në Drejtësi, për të mbrojtur vëllain e tij.
Ai ka folur edhe për reagimin e BE, se neni për ekstradimin është në përputhje me standardet europiane.
“Deklarata e BE-së është në kundërshtim flagrant me konventën e të drejtave të njeriut.
Dhe ka motive të tjera mbrapa që duhen verifikuar. Të thuash që të mos ekstradosh një kriminel të rrezikshëm është të krijosh strofullat e sigurisë për kriminelët e rrezikshëm.”, tha Berisha.
/55News.al/