Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka dalë një konferencë urgjente për mediat, ku ka denoncuar shantazhin që po i bëhet dëshmitarit Albert Veliut.
Basha thotë si i kanë ofruar 200 mijë euro për të përgënjeshtruar çfarë ai ka deklaruar lidhur me audio-përgjimin e bërë me vëllain e Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt.
“Jam sonte në këtë orë të vonë të mbrëmjes para jush për të denoncuar thellimin e skandalit dhe skenarit kriminal të Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt të cilët po përdorin shtetin e kapur dhe kanë hedhur në veprim strukturat e krimit të organizuar nën urdhrat e tyre për të të kërcënuar dhe për ti bërë presion dëshmitarit x, shtetasit Albert Veliu dhe familjarëve të tij.
Sot të dërguarit e Fatmir dhe Agron Xhafajt, njerëz të skeduar për vrasje të tipit mafioz nga zona e Vlorës dhe e Fushë Krujës i kanë ofruar një të afërmi të dëshmitarit x, Albert Veliu 200 mijë euro nga paratë e pista që familja mafioze Xhafaj përfiton nga trafiku i drogës dhe veprimtari të tjera kriminale, që ai të përgënjeshtrojë deklarimet e bëra publike.
Çdo përpjekje e Fatmir Xhafës dhe Edi Ramës për të kërcënuar, intimiduar apo për të blerë dëshmitarin x, thjesht i zhyt edhe më thellë Fatmir Xhafajn dhe Edi Ramën në skandalin ku janë përfshirë kokë e këmbë.”, tha Basha. /55News.al/