Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në seancë plenare në orën 10:00 për të miratuar projektrezolutën e qeverisë shqiptare mbi Rekomandimin e KE për Shqipërinë 2018”
Votimi është me shumicë të thjeshtë dhe kërkohet të shprehen grupet parlamentare.
Por nuk dihet cili do të jetë qëndrimi i opozitës sot lidhur me këtë pikë të rendit të ditës, pasi opozita ka deklaruar se nuk do të ketë seanca parlamentare normale porsa kohë ministër i Brendshëm është ende Fatmir Xhafaj, vëllai i të cilit është i dënuar në Itali me 7 vjet burg për krim të organizuar.
Pikëpyetja lind nga fakti se kreu i opozitës Lulzim Basha ka deklaruar dhe ka ndërmarrë një sërë takimesh jashtë vendit për të mbështetur çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.