×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Ruçi hap seancën duke refuzuar LSI-në, e merr fjalën Basha: Teatër kukullash...

E Enjte, 24 May 2018 10:20

Kuvendi i Shqipërisë ka hapur seancën plenare në orën 10:00, sipas programit, por seanca ka nisur me protestën e Grupit parlamentar të LSI-së, që ka kërkuar të hiqet nga rendi i ditës Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 34/2017, “Për lirimin e frekuencave të dixhital-dividentit” dhe ai të kalojë sërish në komision për shqyrtim.

Kërkesa u paraqit nga deputetja Kejdi Mehmetaj dhe u përforcua nga kreu i grupit Petrit Vasili.

Por, kryetari i seancës Gramoz Ruçi e hodhi në votim dhe propozimi nuk u pranua nga mazhoranca; pra, projektligji nuk u hoq nga rendi i ditës.

Nisur nga ky fakt, e mori fjalën kryetari i opozitës Lulzim Basha, i cili tha se, kjo është një përpkje e dëshpëruar pasi kemi të bëjmë me një fasadë parlamentare, një teatër kukullash.

E vërteta është se Kushtetuta ka rënë, se Kodi i procedurës Penale ka rënë dhe në ato të lëna bosh për faqe të zezë, është ulur Fatmir Xhafaj.

“Më lejoni ta nis me një këshillë për zotin Vasili. Është heroizëm që një parlamenti që ka shkelur hapur ligjet, në dhunim flagrant të reformës në drejtësi t’i kërkosh të reflektojë rregulloren. Është njësoj si ti kërkosh krimit të organizuar të marrë përsipër rendin dhe drejtësinë”,- tha ai.

Modifikuar më E Enjte, 24 May 2018 10:27
Login to post comments