Basha: Fatmir dhe Agron Xhafaj, subjekte të ligjit antimafia, shteti ka rënë

E Enjte, 24 May 2018 10:52

“Shteti ka rënë. Qeveria vazhdon të shkelë Kushtetutën dhe të gjithë ligjet për të mbrojtur Fatmir dhe Agron Xhafaj”, tha kryetari i PD-së, Lulzim Basha nga foltorja e Kuvendit.

Sipas Bashës shkelet në mes të ditës ligji anti-mafia

“Nëse dikush dyshohet se merret me trafik droge apo është pjersëtar i krimit të organizuar pasuritë e tij dhe familjes së tij sekuestrohen menjëherë pa ligj. Qëllimi i këtij ligji është mposhtja e mafias dhe krimit të organizuar.  Ndaj në bazë të këtij ligji Fatmir Xhafaj dhe familja e tij, Agron Xhafaj dhe familja e tij, duhet t’i nënshtrohen konfiskimit të paurtisë. Fatmir Xhafaj është zyrtarisht subjekt i ligjit anti-mafia”, tha Basha.

Login to post comments