Arben Ristani në Report Tv: Protesta do jetë paqësore, mbyllet brenda së shtunës

E Enjte, 24 May 2018 17:20

Ditën e shtunë opozita do të protestojë përpara Kryeministrisë, por ditët e fundit janë ngritur pikëpyetje se cili do të jetë skenari i PD dhe LSI. Sekretari i Përgjithshëm i PD Arben Ristani i ftuar në emisionin "45 Minuta" të Denis Mingës në Report Tv deklaroi se protesta e ditës së shtunë do të jetë paqësore, ndërsa pavarësisht se është lënë pa orar se kur do të përfundojë, ai theksoi se do të mbyllet brenda ditës, nuk do të ketë një tjetër çadër, si vitin e kaluar.

Protesta do të jetë paqësore. Presim një pjesëmarrje të fuqishme kundër keqqeverisjes. Është lënë pa orar jo se do të zgjasë shumë. Do të mbyllet brenda ditës së shtunë, por do të ketë kohëzgjatjen e saj normale. Sigurisht që ka njerëz që ka njerëz që duan ta shprehin revoltën më fort, por çelësi i suksesit për ne është pjesëmarrja. Mesazhi është që kjo qeveri duhet të largohet, Shqipëria nuk mund të ecë me trafikantë droge. Kështu si jemi nuk kemi të ardhme.  Në protestë janë të ftuar të gjithë, pavarësisht divergjencave janë të gjithë të interesuar për t'u bashkuar një të keqeje që na godet të gjithë njëlloj.

Arben Ristani

Por e a mbështesin ndërkombëtarët protestën e opozitës? Ristani mendon që po.

Jemi bashkë me forcat përparimtare jo vetëm në Europë, por edhe në Amerikë. Partitë simotra janë në përkrahje të PD dhe ndihet një përkrahje e tyre në të gjithë fushat, pasi PD ka treguar se është shtetformuese dhe do i vijë radha për të ardhur në pushtet dhe për këtë duhet të përgatitesh.

Arben Ristani

Opozita kërkon largimin e qeverisë Rama, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm paralajmëroi se nëse nuk do të ketë asnjë reagim nga qeveria pas tubimit të ditës së shtunë, do të ketë përshkallëzim të protestës.

Mua nuk më intereson video, por fakti që vëllai i ministrit të Brendshëm është i dënuar për trafik droge. PS ka edhe njerëz të mirë dhe punëtorë, por Rama është i lidhur me krimin dhe trafikun. Nëse nuk ka reagim protesta do të përshkallëzohet.

Arben Ristani

PD e ka pasur përgjimin misterioz në dorë disa muaj më parë, por Ristani u shpreh se u vendos për t'u publikuar tani, pasi u verifikua vërtetësia, ndërsa shtoi se ishte edhe pjesë e taktikës opozitare. Ai shtoi se janë duke u bërë verifikime edhe për disa ministra të tjerë.

Janë bërë verifikime, edhe ne duhet të bindeshim për vërtetësinë. Na duhej të kishim një kohë për ta verifikuar dhe pastaj për ta bërë publike, në këtë mes është edhe taktika opozitare. Janë duke u verifikuar edhe disa të dhëna të tjerë që implikojnë edhe ministra të tjerë.

Arben Ristani

Basha denoncoi dje se dëshmitari 'X', është kërcënuar dhe i janë ofruar 200 mijë euro për të ndryshuar dëshminë. Ndërsa Ristani u shpreh sot se 'Babalja' në të kaluarën ka qenë shumë afër me njerëzit e PS, ndërsa nuk kanë munguar, sipas tij edhe fërkimet elektorale me PD.

Babalja? Nuk ka ndonjë ndryshim Babalja dhe vëllanë e Xhafajt, ai e ka vëllanë ministër dhe ky tjetri jo. Këta njerëz nga ai llum vijnë, por shyqyr që gjejnë kurajon që një ditë kthehen nga rruga e krimit për t'i shërbyer publikut. Është për t'u përshëndetur dhe nxitur fakti që hoqi dorë nga krimi.

200 mijë euro? Të dhënat i kemi, janë bërë shumë përpjekje për ta intimiduar për ta korruptuar dhe për të mos e lënë të dëshmojë. Kriminelët këtë punë kanë, deri në eliminimin fizik të dëshmitarit, por sa më sy hapur dhe veshë hapur të jemi të gjithë.  Ai ka qenë shumë afër me njerëzit e PS, kemi pasur edhe fërkime të vogla në fushata elektorale, e njoh dhe e di se çfarë bën.

Arben Ristani

Arben Ristani komentoi edhe grabitjen e dytë në pak kohë në prokurorinë e Durrësit. Ai e krahasoi gjendjen me kohën e Eskobarit në Kolumbi, i cili sulmonte institucionet që kishin fakte dhe prova kundër tij.

Modifikuar më E Enjte, 24 May 2018 19:30
Login to post comments

Lajmet e fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

Kronikë

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

    Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për 42-vjeçarin Egli Proga, i cili u rrah për vdekje më 10 gusht në një lokal në Pogradec. Në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e...

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Politikë

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“, duke perfunduar specializimin 6 vjecar ne “Kardiologji e Mjekesi Interne”!Ne Gjermani mbas nje aktiviteti spitalor, studimi, impenjim e pune.Mbas nje aktiviteti te gjere...

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

Politikë

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

  Të tjera detaje janë zbardhur nga atentati me armë zjarri në zonën e “Don Boskos”, ku mbetën të plagosur Kastriot Elezi dhe u plagosu Ronaldo Metushi, ngjarje e ndodhur pasditen...