×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

“Babalja ka qenë i afërt me PS-në, PD ka pasur fërkime në Vlorë me këtë grup”

E Enjte, 24 May 2018 19:44

Sekretari i Përgjithshëm dhe Deputeti i PD-së Arben Ristani është shprehur se Albert Veliu “dëshmitari X”, i njohur në Vlorë si “Babalja”, ka pasur kontakte të shumta me pushtetarët e Partisë Socialiste.

I ftuar në Report tv, Ristani tha se PD në fushatë elektorale ka pasur dhe fërkime të vogla me personat e PS-së, me të cilët njihet dhe babalja.

Arben Ristani: Ai ka qenë shumë afër me njerëzit e PS, kemi pasur edhe fërkime të vogla në fushata elektorale, e njoh dhe e di se çfarë bën.

Partia Demokratike e ka pasur përgjimin misterioz në dorë disa muaj më parë, por Ristani tregoi se u vendos për t'u publikuar tani, pasi u verifikua vërtetësia, ndërsa shtoi se ishte edhe pjesë e taktikës opozitare.

Më tej ai shtoi se janë duke u bërë verifikime edhe për disa ministra të tjerë të qeverisë Rama.

Arben Ristani: Janë bërë verifikime, edhe ne duhet të bindeshim për vërtetësinë. Na duhej të kishim një kohë për ta verifikuar dhe pastaj për ta bërë publike, në këtë mes është edhe taktika opozitare. Janë duke u verifikuar edhe disa të dhëna të tjerë që implikojnë edhe ministra të tjerë.

Kryetari i PD-së Lulzim Basha denoncoi dje se “dëshmitari X”, është kërcënuar dhe i janë ofruar 200 mijë euro për të ndryshuar dëshminë. Ndërsa Ristani u shpreh sot se 'Babalja' në të kaluarën ka qenë shumë afër me njerëzit e PS, ndërsa nuk kanë munguar, sipas tij edhe fërkimet elektorale me PD.

Arben Ristani: Babalja? Nuk ka ndonjë ndryshim Babalja dhe vëllanë e Xhafajt, ai e ka vëllanë ministër dhe ky tjetri jo. Këta njerëz nga ai llum vijnë, por shyqyr që gjejnë kurajon që një ditë kthehen nga rruga e krimit për t'i shërbyer publikut. Është për t'u përshëndetur dhe nxitur fakti që hoqi dorë nga krimi.

200 mijë euro? Të dhënat i kemi, janë bërë shumë përpjekje për ta intimiduar për ta korruptuar dhe për të mos e lënë të dëshmojë. Kriminelët këtë punë kanë, deri në eliminimin fizik të dëshmitarit, por sa më sy hapur dhe veshë hapur të jemi të gjithë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...