Nishani: E keqja ka kapur fundin, Rama na nxiu faqen me kanabizimin e vendit

Premte, 25 May 2018 19:36

Ish-Presidenti Bujar Nishani ka thënë sot se platforma qeveritare e kanabizimit të vendit përveçse i vuri minat kolonave kryesore të një shoqërie demokratike, institucionet, ekonominë, zgjedhjet, më shkatërruese solli damkosjen e imazhit tonë si popull në sytë e të gjithë Evropës.

“Ne nuk jemi popull trafikant siç na e nxinë faqen këta !

Korrupsioni i zyrtarëve dhe zyrave të shërbimit po duket si “një karramele” përballë korrupsionit të parasë së pisët të narkotrafikut që ka përlyer zyrtarë e jo zyrtarë, por të gjithë rrogëtar dhe pengje të trafikantëve.

Maxhoranca shkallmoj nga themelet serioziterin, dinjitetin, tabanin e konceptit “qeverisje”, shkruan Nishani në rrjetet sociale.

Postimi i plotë:

Të dashur miq, e keqja ka kapur fundin

Platforma qeveritare e kanabizimit të vendit përveçse i minoj kolonat kryesore të një shoqërie demokratike : institucionet, ekonominë, zgjedhjet, më shkatërruese solli damkosjen e imazhit tonë si popull në sytë e të gjithë Evropës.

Ne nuk jemi popull trafikant siç na e nxinë faqen këta !

Korrupsioni endemik i zyrtarëve dhe zyrave të shërbimit po duket si “një karramele” përballë korrupsionit të parasë së pisët të narkotrafikut që ka përlyer zyrtarë e jo zyrtarë, por të gjithë rrogëtar dhe pengje të trafikantëve.

Kjo maxhorancë e shkallmoj nga themelet serioziterin, dinjitetin, tabanin e konceptit “qeverisje”.

Shpresa dhe besimi, për këtë vend, për njëri-tjetrin është “knock doën”.

Rinia, i varfëri, i kamuri, i punësuari, i papuni, bisnesmeni, zyrtari, i madh e i vogël, duan të ikin ! Të ikin e veç të ikin!

Po e zhbëjnë këtë vend.

E qorrollipsën tërë dynjanë veç në 5 vjet qeverisje.

I pari i qeverisjes, i pari i vendimarrjes, i pari i pushtetit, i pari i përgjegjësive, më kryesori që duhet të ruajë besimin dhe garancinë e të gjithë të tjerëve thotë me gojën plotë e pa ju dridhur syri :

“ unë e bëra ekspertizën e përgjimit” dhe pa e patur fare përgjimin,

“unë e di të vërtetën” dhe pa e ditur fare historinë,

“unë ju akuzoj” dhe pse trafikantin e degdisi që ta fshehë, ......etj, etj, etj.

E keqja ka mbërritur fundin.

Qytetarët duhet të qëndrojnë, në këmbë, përball, të vendosur, të bashkuar kundër të keqes.

Koha për të qëndruar ka nisur Miq !

Login to post comments