×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Pas Xhafës, reagon ish-ministri: “Shoku Fatmir ik sot të mos marrësh dhe qeverinë me vete”

Premte, 25 May 2018 19:39

Ministri i Brendshëm, Xhafaj, në një reagim në Twitter, u shpreh i bindur se audio-përgjimi i publikuar nga PD, ku supozohet se i vëllai flet për trafik droge është i sajuar. Ai sfidoi Bashën me shprehjen: O unë, o ti!

Pas kësaj deklaratë ka reaguar menjëherë ish-ministri Ylli Manjani. Ai shkruan në Tëitter se Xhafaj nëse ka përgjegjësi, le ta marrë sot pasi nesër do jetë vonë, pasi mund të marrë edhe qeverinë me vete.

Kujtojmë se Fatmir Xhafaj reagon me bindje për audio-përgjimin vetëm një ditë para protestës së opozitës.

Statusi në Twitter i Manjanit:

Çështja është se asnjë prej pohimeve të derisotme të shokut Fatmir, nuk ka dalë të jetë i vërtetë. Asnjë!
As “vendi dhe koha e gabuar” e as “sajesa digjitale”…
Ndaj në ka përgjegjësi për të marrë ta marrë sot! Bën mirë të largohet vetë që të mos marrë me vete edhe qeverinë!

Login to post comments