Edi Ramë haxhi qamili, shpik esatistë

Premte, 25 May 2018 20:20
Haxhi Qamili në vitin 1915 dhe Rama e Erdogan në kohët e sotme Haxhi Qamili në vitin 1915 dhe Rama e Erdogan në kohët e sotme

Anarkistët Haxhi Qamili dhe Edi Rama kanë jetuar në kohë të ndryshme. I pari njihet rebel analfabet që mori armët për baba sulltanin në Stamboll, ndërsa i dyti, i shkolluar jo mjaftueshëm, u bë kryeministër i Shqipërisë dhe na e solli sulltanin modern në Tiranë. Rama bën çfarë t’i kërkojë sulltani modern. Edi Rama dhe Haxhi Qamili kanë të përbashkëta dashurinë për sulltanët e për orientimin lindor antiperëndimor. Edi Rama nuk i ka lënë kusur veprimeve të djeshme të Haxhi Qamilit. Veçse dje bëheshin më të thjeshta, kurse sot bëhen në kushte të tjera. Krahasimi që bënte Rama për etatistë ishte krejt pa vend. Ndoshta buronte nga fakti se Esat Toptani vari Haxhi Qamilin dhe taborin e tij antishqiptar. Në këtë  kuptim, Rama ka të drejtë të jetë antiesatit, por më shumë se kurrë u shfaq si haxhiqamilist. E thënë ndryshe, Rama nuk ka nevojë të bëjë shumë filozofi për ta parë si haxhiqamilist modern. Vota kundër SHBA-së në OKB e një zinxhir veprimesh të tjera e kanë çuar Ramën në një pozitë që Haxhiu analfabet do ta kishte zili, por do ishte krenar për pasuesit e veprës së tij.

Login to post comments