×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Edi Paloka: Xhafaj iu bëri karshillik shqiptarëve dhe opozitës, ja pse duhet të ikë

Premte, 25 May 2018 20:22

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka dal në një konferencë për shtyp duke iu përgjigjur zyrtarisht deklaratës së ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj se nëse vërtetohet audiopërgjimi mund të ik ose në të kundërt te ik kreu i PD.

Në për shtyp z.Paloka thotë se Xhafaj me daljen për mediat iu bëri karshillik shqiptarëve dhe opozitës, ndaj le ta mësojë edhe një herë pse duhet të largohet dhe i rendit një sërë arsyesh.

Në deklaratën për mediat, Paloka thotse se: -“Fatmir Xhafa duhet të ikë, sepse Kuksianët që protestuan për mbijetesën e familjeve të tyre nga grabitja e qeverisë i quajti pesona me rrezikshmëri të lartë shoqërore, kurse vëllain e tij trafikant ndërkombëtar droge dhe pjesëtar të një organizate kriminale të trafikut të drogës e quajti një të ri që ka bërë gabim.

Fatmir Xhafaj duhet të largohet sepse i vëllai i tij sot duhet të ishte i arrestuar dhe nën hetim dhe jo të ishte nisur në Itali.

Fatmir Xhafaj duhet të iki sepse vëllain e tij të dënuar nuk e dërgoi për shumë vite në Itali të bënte dënimin, por e zhduku brenda 24 orësh sa u zbulua se vazhdonte trafikun.

Fatmir Xhafaj duhet të largohet sepse pasuria e tij duhet të hetohet sipas Ligjit AntiMafia dhe kjo nuk mund të bëhet sa kohë ai është Ministër i Brendshëm, shefi i policëve që bëjnë hetimin”.

“Fatmir Xhafaj duhet të largohet sepse ai vetë nuk e kalon dot vetingun që ju bën policëve vartësa të tij.

Fatmir Xhafaj duhet të largohet sepse Shqipëria ka njerëz pa lidhje me krimin që mund t’i shërbejnë më mirë.

Fatmir Xhafaj duhet të largohet sepse është e turpshme dhe e dëmshme për Shqipërinë që ai të jetë Ministër i Brendshëm kur Shqipërisë i është vënë kusht për të luftuar krimin, drogën dhe korrupsionin.

Fatmir Xhafaj shpreson akoma por fati i tij politik është vulosur: Fatmir Xhafaj do të largohet nga ministër dhe nga politika. Shqipëria duhet dhe do të ndahet nga njerëz si ai dhe shefi i tij” – mbyll deklaratën e tij Paloka.

Modifikuar më Premte, 25 May 2018 21:43
Login to post comments