Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj tentoi sot të zhvendosë vëmendjen e shqiptarëve dhe të ulë sadopak qëndresën e tyre për të protestuar deri në largimin e tij dhe Ramës nga pushteti i krimit. Ndërsa e gjithë kauza e demokratëve dhe shqiptarëve është përgjegjësia morale dhe ligjore e Xhafajt për vëllain e tij të dënuar si trafikant, ky i fundit deklaron se sfidën e ka me vërtetësinë e audio-përgjimit. “Bashkëqytetarëve të thirrur në protestë, u them sot: Nëse audio përgjimi i bërë publik nga PD, do të rezultojë i vërtetë, unë do të marr çdo përgjegjësi morale, politike e ligjore, përfshi dhe largimin nga funksioni i Ministrit të Brendshëm. Jam i gatshëm ta bëj këtë pa hezitim” shkruajti Xhafaj pak minuta më parë.
Por ky nuk është halli i shqiptarëve. Kjo gjithashtu nuk është përgjegjësia e Xhafajt në raport me ligjin, moralin dhe shqiptarët. Raporti i tij i vërtetë është me vëllain Agron-Geron Xhafaj, i dënuar me 7.2 vite burg për trafik ndërkombëtar të drogës. Madje morali dhe përgjegjësia politike e tij është ndihmesa që i dha jo vetëm në mos ekstradimin, por edhe në dorëzimin drejt Italisë.
Basti i sotëm i Xhafajt ka dy qëllime dashakeqase. Ai i paraprin pikësëpari një vendimi të marrë më herët nga Edi Rama dhe të dërguar Arta Markut për përcaktimin si sajesë të audio-përgjimit. Dhe së dyti qëllim dashakeqës, për të garantuar shqiptarët me dorëheqjen që nesër të mos dalin në protestën e opozitës.
Se sa do t’ia arrijë qëllimeve të tij, Xhafajt do ti duhet të presë orën 11 të së shtunës.