×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Kolaps informacioni/ Falsiteti elektronik i qeverisë Rama!

Premte, 25 May 2018 20:27

Një kolaps total informacioni ka pushtuar mëngjesin e sotëm  institucionet kryesore ne vend:

Kryeministria; Bashkia e Tiranës; Ministria e Jashtme; Financat ;Arsimi; AMA;
Çdo faqe doli jashtë funksionit!

Për ironi, një nga institucionet që i ka rezistuar këtij "black out-i" informativ është Presidenca :D:D

Një prej gjerave që janë krenuar Rama dhe ministrat kriminalë të tij ka qenë elektronizimi i të dhënave dhe zhvillimi teknologjik.

Por herë pas here  kalimi i të gjitha shërbimeve online ka krijuar kaos, qoftë nga mosdija e qytetarëve që nuk janë akoma të adoptuar me epokën e internetit, gjë që u vu re edhe në fushatën e llogaridhënies, ku një qytetar u ankua dhe kryeministri paturpshmërisht iu përgjigj ta mësonin nipërit duke i mbyllur gojën. Por këto faqe, ashtu si sot, nuk  janë gjithmonë efektive. Dhe portalet, sidomos ato që janë hapur gjasme për denoncimet e qytetarëve si shqipëriaqëduam.al, nuk punojnë prej kohësh.

Me sa duket edhe kjo ka qenë një eksperiment i dështuar mbi popullin shqiptar, ashtu si çdo 'arritje'  tjetër  e kësaj qeverie.

Login to post comments