Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur sërish në lidhje me protestën e nesërme të opozitës.
Sipas Bashës protesta e nesërme është një protestë kombëtare dhe aty ka vend çdo shqiptar.
“Protesta e nesërme është një protestë kombëtare. Aty ka vend për secilin shqiptar që kërkon te jetojë me dinjitet dhe jo nën sundimin e krimit, korrupsionit, taksave të larta, izolimit nga Perëndimi.
Nesër në orën 11.00! Të bashkohemi në Bulevardin Dëshmorët e Kombit!”, shprehet Basha.