×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Protesta nuk zgjat 4 orë/ PD përgënjeshtron policinë

Premte, 25 May 2018 21:27

Partia Demokratike ka paraqitur kërkesën e saj në Policinë e Tiranës për të marrë leje për protestën e 26 majit.

Policia përhapi informacionin e rremë  se tubimi do të mbahet vetëm për 4 orë.

Por pas këtij informacioni reagoi Partia Demokratike, e cila thekson se kërkesa në fjalë që është depozituar nuk ka afat për zgjatjen e protestës.

Burime zyrtare nga PD bëjnë të ditur se kërkesa drejtuar policisë nuk ka një afat.

Nesër në orën 11:00 opozita ka thirrur qytetarët në protestë, për të kërkuar largimin e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Login to post comments