Opozita ka thirrur sot një protestë në orën 11:00 në Bulevardin "Dëshmorën e Kombit”.
Që nga ora 00:000 e datës 26 maj, policia ka bllokuar qarkullimin e mjeteve në bulevardi dhe rrugët lidhëse e po ashtu ka njoftuar edhe për devijimin e trafikut.
Kryeminisria ka bllokuar hyrjen kryesore duke e mbuluar, ndërkohë që podium është ngritur para saj ku do të marrin fjalën drejtuesit e protestës dhe qytetarët.
Kreu i opozitës Lulzim Basha ka deklaruar dje se "protesta është kombëtare. Aty ka vend për secilin shqiptar që kërkon te jetojë me dinjitet dhe jo nën sundimin e krimit, korrupsionit, taksave të larta, izolimit nga Perëndimi."