Makinat e protestuesve të nisur nga Shkodra të nisura drejt Tiranës janë mbushur plot me mesazhe ironike: Na prit Pasha! Po vijmë Pasha!
Opozita ka thirrur sot një protestë kombëtare në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", kulmimi i protestave të saj në sallën dhe komisionet parlamentare pas publikimit të audio-përgjimit që implikonte në trafiku e drogës vëllanë e ministrit të Brendshëm, vetë ministrin e Brendshëm dhe kryeministrin Rama.
Kjo protestë do të mbahet për rrëzimin e qeverisë “kriminale”, siç e quan opozita, nga pushteti.