×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Basha: Qeveria më antieuropiane. S’mund t’i mbyllim sytë përpara krimit e drogës

Saturday, 26 May 2018 10:26

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mban fjalim përpara protestuesve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë Kryeministrisë.

“Jemi këtu për t’i treguar Europës dhe botës se qeveria bizantine nuk përfaqëson popullin.

Jemi këtu në shesh për t’i treguar qeverisë se po protestojmë përball saj. Kjo është Qeveria më antieuropiane që ka njohur bota.

Përpjekja jonë nuk është luftë për pushtet, por përpjekja e popullit kundër sundimtarit shkatërrues.

Përpjekja jonë është beteja mes të mirës dhe të keqes. Mes njerëzve që duan siguri dhe jo aleancë me krimin.

Problemi që ka sot Shqipëria është mungesa e demokracisë, rënia e shtetit të së drejtës dhe shteti i kapur nga krimi dhe korrupsioni.

Sot nga ky shesh i mbushur si kurrë më parë, ne dëshmojmë se nuk e pranojmë autokracinë, korrupsionin dhe se nuk mbulim sytë kundër krimit dhe drogës”,-deklaroi Basha nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.

Modifikuar më Saturday, 26 May 2018 11:42
Login to post comments