Lulzim Basha u shpreh para mijërave protestuesve sot në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” se e vetmja zgjidhje për vendin është shporrja e këtij pushteti, i cili i ka rrënjët te krimi dhe droga
“Ndaj edhe frytet e tij janë krim dhe drogë, më shumë varfëri dhe papunësi për shqiptarët. Ndaj nuk besohet më se kjo qeveri do të mund t’i luftojë këto plagë.
Ndaj është sot më shumë se kurrë e qartë se e vetmja zgjidhje është largimi i menjëhershëm i kësaj qeverie”, tha Basha.