Siç u paralajmërua më herët, kryeministri Rama u struk në Berat gjatë protestës së opozitës.
Vizita u justifikua me fushatën e llogaridhënies, por mesa shohim nga foto duket se Rama e ka shijuar qëndrimin në Berat.
Ndërkohë që Tirana ziente nga protesta, ku pati trazira dhe të lënduar nga dhuna që ushtruan policët e Xhafajt, Rama shijonte drekën në Berat duke mos ia ndjerë fare për revoltën popullore.
Qytetarët protestonin sepse në këtë vend të mbytur nga krimi dhe varfëria, ata jo vetëm që nuk mund të kenë një tavolinë të mbushur plot e përplot si ajo që iu shërbye Ramës, por madje nuk kanë as bukë të hanë.
Ky është imazhi i një kryeministri të pangopur, që gjëja e fundit që mendon është mirëqenia e popullit të tij.
Por shqiptarët dhe opozita sot treguan se dinë ta kërkojnë të drejtën e tyre dhe dinë ti rrëzojnë një tufë të paaftësh nga qeveria.
Ndërkohë që goditja finale e qeverisë së krimit, do të jetë përgjigja e vërtetësisë së “audiopërgjimit Xhafaj”. /55news.al