Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, teksa komentoi protestën e sotme të opozitës, theksoi se qytetarët që ishin pjesë e tubimit nuk ishin ‘babalja’ duke ironizuar kështu kryeministrin Edi Rama për audio-përgjimin.
I ftuar në emisionin ‘Kjo javë’ në ‘Neës24’ Manjani theksoi se kjo frymë e protestës që u pa sot tek qytetarët shqiptarë duhet të mbahet gjallë nga opozita, për të vijuar me tubime të tjera.
“Fryma dhe potenca e vënë re sot tek protestuesit duhet mbajtur gjallë dhe kjo është detyrë e opozitës, forma e protestës është e ndryshme. Populli shqiptar nuk është budalla siç tenton ta banalizojë sot kryeministri. Ai popull atje nuk ishte ‘Babalja’”, tha Manjani.