Largimi i Ramës në ditët e protestës nga Tirana drejt qytetit te Skraparit, ku do fshihej Enver hoxha ne rast agresioni, ishte diagrama e rritjes së frikës në qenien e tij. Ikja sa më larg të mos e zërë e keqja dhe për më tepër të mos duket aty se menjëherë vesh petkun e fajtorit.
Më mirë petkun e aktorit, sesa të fajorit, kështu që, ai u degdis nga protesta dhe u shfaq në atë punën banale të turpshme të organizatës së partisë në llogaridhënie dhe pastaj në ndonjë dreke me verë, me ca të ashtuquajtur ithtarë të partisë.
Teatri i tij shkon deri aty sa që të ketë realisht dy maska, një para socialistëve dhe një para ministrave. Sidoqoftë, mizanskena teatrale tij, dhe grim-maskat e fytyrës, nuk ia fshehin dot vullkanin e frikës qe po e ha e po e djeg çdo natë.
Janë së paku 3 arsye, të cilat ai nuk i fsheh dot që është 99% frikë dhe 1% ujë.
Ai vesh brekushet, jo për arsye shëndetësore që mund t’i sjellin pasoja që ia ka parë i gjithë mileti, por se tensioni i frikës i prodhon aksidente qesharake vizuale dhe kuptimplota.
Arsyeja e dytë është vetë distanca dhe ideja se në zonat ku shoqatat e Enverit kanë qenë shumë aktive, ai është më se i sigurt, si etërit e vet të dikurshëm.
E treta që lidhet me maskën qe ai vë me bashkëpunëtorët dhe ministrat e tij, ka të bëjë me telefonin ku ai shan në të gjitha llojet e fjalëve të rrjetit të raportuesve të spiunëve mbrojtës të tij, që nuk i raportojnë siç do ai për protestën.
Por e gjithë kjo situatë e tij teatrale po jeton aktin e fundit./55news.al