Protesta e sotme e opozitës erdhi pasi publikimit të disa ditëve më parë të një audio-përgjimi, ku pjesë e saj ishte vëllai i Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt.
Në këtë përgjim, ishte regjistruar Agron Xhafaj, duke folur me një person tjetër, teksa flisnin për pazare droge.
Ministri i Brendshëm, e ndihmoi vëllain e tij, duke e larguar për në Itali, ndërsa edhe vetë nuk dha dorëheqjen edhe pse ishte në shkelje të plotë ligjore, për të mos folur pastaj për moral.
Por ndryshe se çfarë u ka kërkuar punonjësve të policisë, Xhafaj ka bërë të kundërtën për vete. Atyre u bëhet Vettingu, ku dokumentet që u janë kërkuar kanë qenë të shumta, ku për këtë dy punonjës të policisë, vranë veten.
Jo vetëm, kaq, por edhe ditën e sotme, ai përdori policinë për tu mbrojtur nga protestuesit që kërkon largimin e tij si Ministër i Brendshëm.
11 efektivë mbetën të plagosur gjatë përplasjes me protestuesit, duke përfunduar në spital. Ndërsa Fatmir Xhafaj, doli nga dera e pasme. /55News.al/