Partia Demokratike ka publikuar një video ku shihen pamje të reja të kapura me dron, gjatë protestës së sotme të opozitës.
Video është fokusuar gjatë fjalës së liderit të PD-së Lulzim Basha që mbajti për protestuesit nga Bulevardi ‘Dëshmorët e Lirisë’, ndërsa droni fokusohet edhe tek turma e njerëzve.
Berisha shkruan se pjeswmarrja masive e protestuesve ishte arsyeja psw 'Pashai' ia mbathi.
Deri më tani nuk dihen numri i pjesëmarrësve në protestën e organizuar nga PD dhe LSI, ku protestuesit kërkuan rrëzimin e qeverisë.