Presidenti i republikës, Ilir meta, mori pjesë në mbrëmjen e ‘SEEGathering2018’, e cila u zhvillua në Tiranë.
Kreu i shtetit shqiptar, me anë të një postimi në rrjete sociale uron grupin bipartizan të parlamentit të Shqipërisë, që organizuan takimin me temë ‘Duaje fqinjin tënd’.
Postimi i Metës:
U ndjeva i nderuar për të organizuar darkën për pjesëmarrësit e #SEEGathering2018 që u zhvillua sot në #Tirana. Urime për grupin bipartizan të Parlamentit të #Shqipërisë për organizimin e këtij takimi. “Duaje fqinjin tënd” ishte tema e #Mëngjesit të Lutjeve sot.