×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Negociatat/ Alibeaj: Ne do bëjmë maksimumin, numërimi mbrapsht...

Tuesday, 29 May 2018 11:32

Deputeti i PD, Enkelejt Alibeaj, ka deklaruar në Komisionin e Ligjeve se " ne si opozitë do të bëjmë maksimumin" për Shqipërinë lidhur me hapjen e negociatave dhe se “numërimi mbrapsht” tashmë ka filluar.

"Ne si opozitë do të bëjmë maksimumin, jo duke e fshehur të vërtetën, - tha Alibeaj, -  por sepse kjo është mënyra e vetme sesi europianët na besojnë dhe secili të marrë çmimin për atë që ka bërë. Deri më 28 qershor, numërimi mbrapsht fillon që sot.

Të paktën për moral, për përgjegjshmëri politike, ministri i Brendshëm duhet larguar nga detyra. Sepse nuk shkon që vëllai i ministrit tonë të Brendshëm është me pranga. Si mund të shkojmë në Europë kur ministri i Brendshëm ka kapur drejtësinë?!

Ç’luftë ndaj krimit e korrupsionit flasim kur ministri i Brendshëm udhëheq krimi? Kemi mundësi të rikuperojmë nga imazhi ynë, duke larguar një ministër të Brendshëm?! Nuk paska mes jush njerëz që nuk kanë asnjë lloj lidhje?! Ka sigurisht! Kjo është ftesë për ta parë realitetin!

Ky është një nga momentet më delikate të së ardhmes europiane. Pas kësaj do të jetë shumë e vështirë për negociatat. Sot jemi 30 ditë përpara deri ditën kur europianët të vlerësojnë në e meritojmë apo jo!"

Ndaj Alibeajt ka reaguar kryetari i komisionit, deputeti socialist Ulsi Manja, me ironi: "Në fakt numërimi ka filluar mbarë se ne presim një rezultat pozitiv",- tha ai.

Modifikuar më Tuesday, 29 May 2018 11:39

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...