Kryeredaktori i gazetës “RD”, Bledi Kasmi ka reaguar pas deklaratës së Ramës në “Franc24” kur u pyet nga gazetarja për dhunën policore ndaj gazetarit në protestën e opozitës. “Nuk është lajm për faqet e para të gazetave ndërkombëtare dhuna ndaj gazetarit”, ishte përgjigjja që ky i droguar i dha gazetares së “Franc24” kur e pyeti për lincimin që zagarët e tij ndërmorën ndaj meje në protestë.
Normal, për një të mbaruar nga overdozat që ka humbur zërin e arsyes lajmi kalon vetëm nga avionët e droges. Zoti është i madh… e rregullon mirë lajmin”, shprehet Kasmi.
Pyetja e gazetares së “Franc24”
Gazetarja: Shqipëria dëshiron të futet në Europë, negociatat janë hapur, 10 ditë pas samitit të Ballkanit i cili u mbajt në Sofje të Bullgarisë, kemi ftuar sot Kryeministrin e Shqipërisë, z.Edi Rama. Para se të flasim për negociatat, dua të flas për një incident i cili ka ndodhur javën e kaluar, është plagosur një gazetar gjatë një proteste të opozitës, ata kërkojnë dorëheqjen tuaj, dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, çfarë është duke ndodhur?
Rama: Mendoj se nuk është një lajm i cili duhet të zërë faqet e para të gazetave ndërkombëtare. Është jeta e brendshme e vendit. Opozita është duke protestuar dhe ka një qeveri që është në fuqi. RD