Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili tha se forca politike që ai bën pjesë është gati për zgjedhje të parakohshme.
I ftuar në studion e lajmeve të Ora News ai tha se LSI është gati që nesër.
Është koha, është momenti a është gati opozita për zgjedhje të parakohshme?
Që nesër!
Ky është një skenar që LSI e mbështet, që të shkohet në zgjedhje të parakohshme?
Që nesër, jo për të mirën e opozitës, por për të mirën e një Shqipërie që ka mbetur e mbërthyer në kthetrat e kriminelëve dhe trafikantëve
Po çfarë ka ndryshuar nga një vit më parë?
Shkalla e denoncimit dhe ndërgjegjësimit dhe inkriminimit është sot shumë herë më e fortë se një vit më parë dhe për këtë mijëra qytetarë janë aty dhe mbështesin dhe i përgjigjen thirrjeve tona edhe në aktivitete shumë të mëdha që zhvillohen brenda pak ditësh.
Vetë LSI ka sondazhe, ka matje të opinionit publik?
Ju e dini shumë mirë që ne punojmë me to, jemi shumë objektiv me to. Edhe ju e dini që ne i qëllojmë në shenjë ato që bëjmë.
Do ta kërkoni këtë skenar për zgjedhje të parakohshme, apo rrëzimi i Ramës është prioritet?
Rrëzimi i Ramës është kusht i panegociueshëm pasi është një njeri që ka marrë përsipër, jo thjesht të shkatërrojë këtë vend, sepse ky është një fakt, por marrëzia e cila nuk kursen të shprehet edhe në mediat e kolegëve tuaj. Ju e dini pak më parë u bë publik një intervistë tij kur tha se nuk ka problem as që shqiptarët të ikin në emigracion, as që plagosen shqiptarët./oranews