×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

“Të fortët” mundën drejtësinë

Tuesday, 29 May 2018 21:31

Kush e kontrollon sot drejtësinë? Kjo sigurisht nuk është pyetje që bëhet për gjyqësorin, pushtet nga pavarësia e të cilit duhet të godasë çekiçi i drejtësisë. Por pikëpyetja padyshim që bëhet aty ku qytetarët nuk janë të barabartë para ligjit.

 
Kjo ndodh në vendet me demokraci të dobët, kësisoj kjo është edhe histori shqiptare. Zakonisht është opozita që akuzon mazhorancën për vënien e sistemit të drejtësisë nën kontroll. Por faktet shqiptare të kohëve të fundit flasin dhe për një peshore tjetër drejtësie pa balancë. A kontrollohet ajo nga të huajt, apo nga te fortet?

Presioni i ambasadorit amerikan i ka dhënë dorë betejës me krimin në politikë, që kur emrat nuk mbetën vetëm në retorikën e akuzës dhe të mohimit. Donald Lu nisi t’i thërriste vetë me emra ata që Shtetet e Bashkuara i konsideronin të lidhur me krimin apo korrupsionin e të cilit duhej të dilnin para drejtësisë.

Por ku janë sot kokat e prera nga dekriminalizimi, pasi ikën nga politika qendrore, apo vendore?

Mark Frroku sapo fitoi lirinë nga gjykata e Fierit. I lirë është edhe Armando Prenga. Arben Ndoka është në shtëpi, por duke mos u munguar socialistëve të Lezhës. Elvis Rroshi po ashtu, edhe pse nuk është më kryebashkiak. Drejtësia nuk ka vendosur ende për të.

Në Kuvend vazhdon Tom Doshi, por Shtetet e Bashkuara i ndaluan hyrjen në SHBA si të përfshirë në korrupsion.
Saimir Tahiri është i lirë pavarësisht deklaratës së fortë të ambasadorit Lu një ditë para këtij vendimi, se po ushtrohej shantazh e ofrohej ryshfet ndaj gjyqtarëve të çështjes.

Për kapjen e peshqve të mëdhenj flitet që prej vjeshtës së shkuar

“Ju shqiptarët keni një shprehje, që peshku i madh e ha peshkun e vogël, por për një herë të vetme le ta hamë peshkun e madh”, deklaronte ambasadori amerikan muaj më parë.

Por disa muaj më pas vlen thënia tjetër e popullit: “peshku në det, tigani në zjarr”. /tch

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...