Kryetari i FRPD-së, Berlind Thëlliçi ka shkruar sot se policia (Xhafaj-Habialj) ka nisur një procedim penal ndaj disa anëtarëve të grupit të të rinjve demokrat pasi u ngritën kundër “krimit e drogës përpara Ministrisë se Punëve të Pista”.
Përmes një postimi në “facebook” Thëlliçi ka thënë se sipas policisë FRPD-ja duhet të kishte kërkuar leje në burgjet e Italisë, “Te kerkosh leje te kriminelet per te protestuar kunder tyre eshte komplet qesharake. Eshte standarti i kesaj qeverie qe qytetaret qe protestojne shkojne ne burg e kriminelet promovohen ne qeveri e parlament”, shkruan kreu i FRPD-së.
Postimi i plotë:
Pasi Policia e Shtetit (Xhafa-Habilaj) ja doli te arrestoje e ekstradoje shtetasin Agron Xhafaj, vellai i ministrit te brendshem Fatmir Xhafaj, i denuar me 7 vite burg ne shtetin Italian per trafik droge, pasi arrestoi shtetasin Saimir Tahiri, nen hetim nga Antimafia Italiane per trafik nderkombetar droge permes kusherinjve te tij, gjeti kohe te procedoje disa anetare e drejtues te FRPD si organizatore te nje tubimi te paligjshem kunder krimit e droges perpara Ministrise se Puneve te Pista.
Qe te merrnim leje mesa duket duhet te shkonim ne burgjet e Italise. Te kerkosh leje te kriminelet per te protestuar kunder tyre eshte komplet qesharake. Eshte standarti i kesaj qeverie qe qytetaret qe protestojne shkojne ne burg e kriminelet promovohen ne qeveri e parlament.
Edi Ramen e siguroj se sot me shume se kurre, FRPD do te qendroje perballe tij pa asnje hezitim.